Klubi përjashton përjetësisht 3 tifozë për sjellje raciste

Klubi përjashton përjetësisht 3 tifozë për sjellje raciste

22:05, 14/02/2020

Klubi italian Cagliari vendosi të përjashtonte përjetësisht 3 tifozë të klubit të vet për shkak të sjelljeve denigruese dhe ofenduese me sfond racist ndaj futbollistëve kundërshtarë.

Pas verifikimeve dhe penalizimeve të vazhdueshme ndaj këtyre 3 personave, klubi vendosi të ndalojë frekuentimin e aktiviteteve sportive të 3 shtetasve në fjalë.

“Në përputhje me Kodin Rregullator në fuqi, por mbi të gjitha duke synuar mbrojtjen e tifozëve të Cagliarit, aprovimi i përjashtimeve të përjetshme është arritur për të ndaluar çdo person për të hyrë në stadiumin e Sardenjas”, shkruhet në komunikatën zyrtare të Cagliarit.

Klubet e futbollit italian i kanë bërë thirrje Federatës Italiane dhe kampionatit që të ashpërsojnë masat ndëshkuese ndaj rasteve të shfaqjes së racizmit, e cila për hir të së vërtetës ka marrë përmasa shqetësuese në vendin fqinj gjatë viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco