Ja çfarë do të ndodhë me Real Madrid-Manchester City pas përjashtimit të klubit anglez

Ja çfarë do të ndodhë me Real Madrid-Manchester City pas përjashtimit të klubit anglez

20:12, 14/02/2020

UEFA i dha një goditje të rëndë klubit të Manchester City-t, duke e përjashtuar nga kompeticionet evropiane për 2 vitet e ardhshme.

Kjo goditje vjen si pasojë e mosrespektimit të “FAIR-Play financiar” nga ana e klubit anglez.

Gjithashtu Manchester City u gjobit me 25 milion pandë.

Ndërkaq, përsa i përket sezonit aktual, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të vazhdojnë kompeticionin, ku kundërshtari i tyre në 1/8-at e finaleve të Champions League është Real Madrid.

Pra, City do ta vazhdojë aktivitetin në këtë sezon, teksa përjashtimi i klubit anglez do të jetë për 2 edicionet pasardhëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco