‘Ylli’ i Barçës shton polemikat duke e thënë troç: Dua të jem shok skuadre me Ronaldon!

‘Ylli’ i Barçës shton polemikat duke e thënë troç: Dua të jem shok skuadre me Ronaldon!

10:25, 14/02/2020

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic pranon se do të dëshironte të luante me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Me këtë deklaratë, Rakitic ka rikthyer edhe një herë dilemën për skuadrën e tij të ardhshme me “Zonjën e Vjetër” që prej kohësh interesohet për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Në një intervistë të dhënë për “Bleacher Report Football”, Rakitic u pyet nëse do i pëlqente edhe përkrah Cristiano Ronaldos, pas aventurës me Lionel Mesin, Rakitiç e thotë qartë: “Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me të. Do isha i lumtur madje. Cristiano është gjithashtu një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të futbollit. Personalisht jam dëfryer shumë duke u ndeshur si kundërshtar me të”.

Ivan Rakitiç është objekt dëshire për shumë klube të mëdha të Europës, mes të cilave edhe i Interit e Juventusit. / SYRI.net / O.M /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco