VIDEO/ Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Tani po pres nipërit...

VIDEO/ Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Tani po pres nipërit...

10:05, 14/02/2020

Gianluigi Buffon ka ndërruar fanellën me djalin e legjendës së Milanit, Paolo Maldini, Daniel.

Portieri italian vazhdon të luajë me Juventusin edhe pse ka mbushur plot 42 vite. Ai ishte titullar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën Juventusi barazoi 1-1 me Milanin në “San Siro”.

Në konferencë pas ndeshjes, Buffon tregoi se koleksionit të tij i kishte shtuar edhe një fanellë, ndërsa krijoi të qeshura me fjalët e tij.

Buffon tregoi se tashmë ka ndërruar fanellat me katër legjenda dhe djemtë e tyre, ndërsa po pret nipërit para se të mbyllë karrierën.

“Kjo është bluza e Maldini, birit të Paolo. Unë vetë ia kërkova atë. Jam shumë i lumtur që e mora, sepse në koleksionin tim, përveç fanellës së Chiesa dhe të birit, Thuram dhe djalit të tij, Weah dhe të birit, tani kam edhe dy Maldinët, babain dhe të birin. Prandaj, tani jam në pritje të nipërve të tyre. Kur ata të jenë duke luajtur, unë prapë do të jem këtu, në “San Siro”, në mes të fushës”, tha Buffon duke qeshur.

Gigi Buffon jo vetëm që nuk ka dëshirë “t’i varë dorezat në gozhdë”, në moshën 42-vjeçare, por vazhdon të mbetet një portier me performancë të qëndrueshme dhe të shkëlqyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco