Maurizio Sarri: Rezultat i mirë ndaj Milanit, por nuk jam i kënaqur me lojën!

Maurizio Sarri: Rezultat i mirë ndaj Milanit, por nuk jam i kënaqur me lojën!

09:03, 14/02/2020

Maurizio Sarri pranon se Juventusi javët e fundit ka ulur rritmin dhe po pëson gola të lehtë.

Në një reagim për mediat italiane, Sarri gjithashtu pa gjëra pozitive nga barazimit 1-1 ndaj Milanit në Kupën e Italisë.

Rebic shënoi i pari për vendasit, kurse rezultatin e barazoi CR7-ta në fund të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky barazim i ka pëlqyer trajnerit Sarri, por jo edhe loja e ekipit të tij në këtë ndeshje.

“Zhvilluam një lojë të mirë me pasime. Në mbrojtje nuk luajtëm keq por po pësojmë gola të shmangshëm sikurse ky i sotmi. Ne po vinim nga një performancë e keqe në Verona, por morëm një rezultat pozitiv, veçanërisht pasi është ndeshja e parë në Kupë”, tha Sarri për Rai Sport.

 “Ndonjëherë ne jemi shumë të ngadaltë dhe nuk duhet ta lejonim Ibrahimovicin në zonë. Prania e tij ishte thelbësore. Ne nuk ishim shumë agresivë në mbrojtjen tonë”.

 “Nuk shqetësohem për formën, pasi i vetmi shqetësim i vërtetë në jetë është shëndeti. Duket se do të kalojë një fazë normale, është e paimagjinueshme që një ekip të jetë në ngjitje të vazhdueshme. Ky është një sport, varet shumë nga kushtet fizike dhe psikologjike të lojtarëve”.

“Rritja jonë ka ngecur pak në tre javët e fundit, pësojmë gola të shmangshëm. Duke thënë këtë, ne kemi pranuar vetëm dy më shumë sesa mbrojtja më e mirë në Serie A, kështu që nuk është aq shumë çështje”, përfundoi italiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco