Flet ish-gjyqtari italian dhe jep vendimin e tij për penalltinë e CR7-ës që ngjalli polemika

Flet ish-gjyqtari italian dhe jep vendimin e tij për penalltinë e CR7-ës që ngjalli polemika

08:30, 14/02/2020

Milani nuk ia ka dalë të marrë fitoren ndaj Juventusit në “San Siro”, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, në një ndeshje të dominuar nga kuqezinjtë.

Rebic shënoi i pari për vendasit, kurse rezultatin e barazoi Cristiano Ronaldo në fund të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Penalltia e fituar nga CR7-ta ngjalli shumë polemika në Itali, gjithashtu edhe ish-gjyqtari, Ticiano Pieri mendon se ajo prekje me dorë nuk ishte 11-metërsh.

 “Për mua nuk ishte penallti. Ricoli në një takim që ka pasur me arbitrat para pak kohësh, ka diskutuar një rast identik si ky sot, të ndodhur në ndeshjen Caglari – Brecia, tha se nuk ishte penallti. E njëjta gjë vlen edhe për rastin e sotëm”, u shpreh Piero pas ndeshjes së parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco