VIDEO/ Milan-Juventus, barazim në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë

VIDEO/ Milan-Juventus, barazim në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë

22:49, 13/02/2020

Milani nuk ia ka dalë të marrë fitoren ndaj Juventusit në “San Siro”, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, në një ndeshje të dominuar nga kuqezinjtë.

Skuadra e Piolit e dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, teksa kishte edhe disa raste të tjera për shënim, por Bufon ishte në ditën e tij më të mirë sot, duke i ndaluar gjuajtjet e lojtarëve të Milanit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse “Djalli” iu afrua disa herë golit të avantazhit.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Milanin në sulm. Pas disa tentativave, ishte i zakonshmi Ante Rebiç, që i dha avantazhin ekipit të tij.

Në minutën e 61-të, pas një krosimi perfekt të marrë nga Castilejo, e shfrytëzoi në maksimum, duke e dërguar në rrjetë.

Në minutën e 72-të, Teo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Ishte Cristiano Ronaldo që barazoi shifrat, teksa kthehu në gol një penallti të fituar nga ai vetë në minutën e 91-të.

Shumë mungesa në ndeshjen e kthimit për kuqezinjtë, teksa për shkak të kartonëve të marrë, do të mungojnë Ibrahimoviç, Castillejo dhe Teo Hernandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco