Klubi i Bundesligës bëhet pishman, nuk mori Haland për vetëm 5 mijë euro rrogë mujore

Klubi i Bundesligës bëhet pishman, nuk mori Haland për vetëm 5 mijë euro rrogë mujore

16:12, 13/02/2020

Ka vetëm tri javë në Dortmund dhe Erling Haland ka rrëmbyer zemrat e tifozëve verdhezinj.

Me 8 gola në 5 ndeshjet e tij të para me Borusian, sulmuesi 19-vjeçar konsiderohet që tani basti i fituar i Vackes dhe Corkut në “Signal Iduna Park”.

Por një klub në veçanti nuk është shumë i lumtur nga shkëlqimi i norvegjezit.

Sepse ish-talenti i Salcburgut i shfaqi cilësitë e tij për Hofenhaimin që në vitin 2016, kur luante ende për klubin e vendlindjes Bryne FK.

Ai bëri një javë provë, pasi shefi i skautëve Mikael Mutcel, sot drejtor sportiv te Hamburgu, e ftoi Halandin për disa ditë në akademinë e klubit.

Hofenhaimi u bind nga aftësitë e tij, por transferimi dështoi, sepse Haland kërkonte një rrogë mujore rreth 5 mijë euro, e cila mendohej shumë e lartë për perspektivën e Hofenhaimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco