Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Refik Halili i premton premio, Tirana kërkon fitoren e gjashtë radhazi

Refik Halili i premton premio, Tirana kërkon fitoren e gjashtë radhazi

13:20, 29/01/2020

Tirana mbush xhepat për fitoren me Bylisin dhe merr premtimin që do të ketë sërish shpërblim për sfidat në vazhdim.

Lojtarët bardheblu që ishin titullarë dhe ata në stol kanë marrë mesatarisht 50 mijë lekë të rinj nga presidenti Refik Halili për atë fitore në frymën e fundit në sfidën me Bylisin.

Premioja u është shpërndarë futbollistëve të nesërmen e ndeshjes, ndërkohë që presidenti Halili ua ka bërë të qartë se sa herë të fitojnë ose do të marrin rrogat, ose do të marrin shpërblim nga presidenca, shkruan Panorama sport. Tirana ka 5 ndeshje që fiton rregullisht, duke thyer rekorde që kishte vite të cilat nuk i prekte.

Nuk fitonte me pesë gola prej gati nëntë vitesh, ndërsa pesë fitore rresht nuk i merrte që prej 2014-2015-ës. Aktualisht bardheblutë kanë sfida të vështira, sepse luajnë në Kupë me Kastriotin, në datë dy shkurt me Teutën, më pas me Vllazninë, Skënderbeun, Kukësin dhe Partizanin. Shkurt, në pesë ndeshje, luhet gjithë sezoni i bardhebluve.

Edhe për sfidën me Teutën Tirana do të shpërblehet nëse fiton me durrsakët. Shuma do të jetë sërish rreth 50 mijë lekë dhe nëse lojtarët ia dalin, do t’i çojnë në maksimum shpërblimet. Presidenti Refik Halili nuk harroi t’i shpërblente lojtarët e tij për fitoren në derbin me Partizanin.

Në një nga takimet që presidenti ka zhvilluar me skuadrën para ndeshjes ai u kishte bërë me dije se për ekipin në rast fitoreje do të kishte premio. Burime në skuadër bënë me dije se premioja ishte diku te 2000 euro për secilin nga lojtarët që luajti në fushë. Një shumë goxha e madhe për të gjithë lojtarët të cilët bënë të pamundurën për të marrë tri pikët që mungonin prej gjashtë vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco