Helikopteri nuk kishte ‘kuti të zezë’, por pas aksidentit u gjend një iPad

Helikopteri nuk kishte ‘kuti të zezë’, por pas aksidentit u gjend një iPad

12:39, 29/01/2020

Autoritetet amerikane po vazhdojnë të hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik që i mori jetën basketbollistit legjendar, Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare , Giannas dhe shtatë personave tjerë që ishin pjesë e bordit në helikopterin që u përplas në afërsi të Kalifornisë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), është organizata që ndodhet në krye të kësaj çështje, dhe së fundi ka zbuluar se helikopteri nuk ishte i pajisur me një kuti të zezë që do të mund të regjistronte atë që ka ndodhur brenda.

Megjithatë, ata theksuan se ky model nuk kërkonte që një gjë e tillë të ishte e detyrueshme. Deri më tani, mjegulla po konsiderohet si arsyeja kryesore që çoi në këtë aksident, dhe NTSB po i kërkon publikut të dërgojnë fotografi dhe video për të ditur se si ishte moti në ato vende ditën e diel.

Përveç kësaj, organizata me qendër në Uashington raporti se gjeti një iPad në bordin e helikopterit i cili përmbante informacione rreth itinerarit të fluturimit dhe kushteve të motit, midis të dhënave tjera që do të analizohen me kujdes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco