Kryen ekzaminimet mjekësore, ja situata e dëmtimit të Shkodran Mustafit

Kryen ekzaminimet mjekësore, ja situata e dëmtimit të Shkodran Mustafit

12:00, 29/01/2020

Shkodran Mustafit së shpejti do të rikthehet në fushën e blertë.

Mbrojtësi pësoi dëmtim pas një përplasje me Emiliano Martinez ndërsa Arsenali mposhti Bournemouth 2-1 në raundin e katërt të FA Cup.

Me skuadrën veriore të Londrës që tani luan pa shërbimet e Calum Chambers, Sead Kolasinac dhe Kieran Tierney për shkak të dëmtimit, humbja e mbrojtësit me origjinë shqiptare do detyronte klubin të kërkonte një përforcim tjetër gjatë merkatos së janarit.

Por pas ekzaminimeve mjekësore Arsenali ka mësuar se Mustafi nuk do të mbetet jashtë fushës për një kohë të gjatë pasi ai vetëm ka ndrydhur kyçin e këmbës.

E ardhmja e Mustafit në Arsenal ka qenë në dyshim kohët e fundit për shkak të formës së dobët të 27-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco