VIDEO/ Huliganët i vënë zjarrin shtëpisë së shefit të Man United, kërkohet vdekja e tij!

VIDEO/ Huliganët i vënë zjarrin shtëpisë së shefit të Man United, kërkohet vdekja e tij!

10:52, 29/01/2020

Tifozët ultras të Manchester United kanë sulmuar shtëpinë e drejtorit ekzekutiv Ed Woodward.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës, kur një grup huliganësh kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të shtëpisë së shefit të “djajve të kuq”.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe një video e shkurtër e momentit të hedhjes së lëndëve plasëse në shtëpinë e Woodward, ku shkruhet: “Ed Woodward do të vdesë”.

Forcat e sigurisë së Manchester United janë dërguar me urgjencë në mbrojtje të shtëpisë së shefit të klubit dhe kanë nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco