Pse vdiq Kobe Bryant?/ Flasin ekspertët dhe hetuesit: ‘Helikopteri nuk ishte pajisur me...

Pse vdiq Kobe Bryant?/ Flasin ekspertët dhe hetuesit: ‘Helikopteri nuk ishte pajisur me...

09:23, 29/01/2020

Dalin detajet e para të tragjedisë ku humbi jetën Kobe Bryant.

Helikopteri ku udhëtonte legjenda e basketbollit nuk kishte një sistem paralajmërimi të terrenit që mund t'i kishte thënë pilotit se po afrohej drejt kodrës, tha të martën një zyrtar i Bordit të Sigurisë së Transportit.

Jennifer Homendy konfirmoi se "helikopteri nuk ishte i pajisur me veçorinë e sigurisë". Ajo tha se NTSB kishte rekomanduar që të gjithë blerësit që transportonin gjashtë ose më shumë pasagjerë ta kenë këtë sistem sigurie pasi është shumë i domosdoshëm ,shkruan SYRI.net.

Por Administrata Federale e Aviacionit 'dështoi të veprojë' tha ajo dhe pajisja nuk ishte pra një kërkesë ligjore. FAA vuri në dukje se sistemi i alarmit të terrenit është i detyrueshëm në operacionet e ambulancës ajrore të helikopterëve, raporton LA Times.

Hetuesi NTSB, Bill English tha: "Piloti duhet të ishte paralajmëruar rreth 20 deri në 30 metra larg nga ajo kodër e vogël, dhe të tjerat që e rrethonin... pozicioni ku u rrëzua helikopteri është i rrethuar nga kodra të vogla. Sistemi i sigurisë do të shmangte tragjedinë".

Homendy tha të martën: "Kështu nëse piloti do të kishte marrë informacion që ishte i rrezikuar nuk do të kryente ato veprime. Mendoj se piloti u gjend i papërgatitur dhe megulla i vështirësoi pamjen"

Momentet e fundit të fluturimit tregojnë që piloti veteran, Ara Zobayan ka të ngjarë të çorientohet ndërsa përpiqej të shmangte mjegullën e rëndë të Kalifornisë përpara se të shkonte në një pikë fatale, besojnë ekspertët.

Hetimet e përplasjes mund të zgjasin deri në 18 muaj për të përcaktuar saktë arsyen e vërtetë të kësaj tragjedie.

Piloti i helikopterit të Kobe Bryant kishte marrë një leje speciale për të fluturuar edhe kur kishte mjegull të dendur. Të dhënat tregojnë se piloti Ara Zobayan, kishte kërkuar të fluturonte duke u bazuar më shumë te shikimi me sy sesa të instrumentet e mjetit.

Bryant, 41 vjeç, vajza e tij Gianna 13 ishin duke shkuar në akademinë e legjendës së NBA në Thousand Oaks, California të dielën në mëngjes kur helikopteri u rrëzua si pasojë e kushteve të vështira atmosferike. / SYRI.net / O.M

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco