Djokovic kualifikohet në gjysmëfinalen e Australian Open, sfidë epike ndaj Federer

Djokovic kualifikohet në gjysmëfinalen e Australian Open, sfidë epike ndaj Federer

08:37, 29/01/2020

Novak Djokovic është gjysmëfinalisti i dytë i grand slam të Australian Open.

Numri 2 në botë mundi 3-0 me sete (6-4, 6-3, 7-6) kanadezin Milos Raonic në ndeshjen e dytë çerekfinale për meshkuj të luajtur sot në Melburn.

Fitore e lehtë e serbit, që në dy setet e para nuk hasi shumë vështirësi për të mposhtur rivalin kanadez. Raonic “zgjohet” vetëm në setin e tretë, por shumë vonë për të tentuar fitoren. Ky set u vendos në “tie break” në favor të Djokovic.

Në gjysmëfinale, Djokovic do të përballë ndaj zviceranit Roger Federer, i kualifikuar më herët gjatë ditës së sotme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco