Aston Villa kualifikohet pas 11 vitesh në finalen e Kupës së Ligës në Angli

Aston Villa kualifikohet pas 11 vitesh në finalen e Kupës së Ligës në Angli

23:11, 28/01/2020

Aston Villa është finalistja e parë e Kupës së Ligës në Angli. Skuadra nga Birninghemi mposhti 2-1 në gjysmëfinalen e kthimit Leicester City falë një goli në fund të egjiptianit Trezeguet dhe arriti të siguronte biletën e finales në Carabao Cup.

Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1 dhe falë këtij suksesi Aston Villa kaloi më tej me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Në “Villa Park”, Targett i dha avantazhin shumë shpejt skuadrës vendase, por Leicester barazoi në minutën e 72-të me Iheanachon.

Atëherë kur ndeshja po i drejtohej shtesave, Trezeguet shënoi golin e kualifikimit për Aston Villën, që u rikthye në finalen e Kupës së Ligës aty ku mungonte që nga viti 2009.

Në fund tifozët pushtuan fushën për të festuar me idhujt e tyre kualifikimin për herë të 9-të të Aston Villas në finalen e Kupës së Ligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco