FOTO/ Gjenden trupat e Kobe Brayant dhe 8 viktimave të tragjedisë ajrore

FOTO/ Gjenden trupat e Kobe Brayant dhe 8 viktimave të tragjedisë ajrore

22:46, 28/01/2020

Ekipet kërkuese kanë arritur të gjejnë trupin e Kobe Bryant dhe të 8-të viktimave tjera që ishin në bordin e helikopterit në aksidentin e së dielës, ku humbi jetën legjenda e basketbollit.

Tashmë hetuesit janë duke punuar për identifikimin e viktimave.

Tre trupat e parë janë nxjerrë nga rrënojat e helikopterit ditën e diel, kur edhe ndodhi aksidenti dhe viktimat e mbetura u larguan nga vendi i aksidentit ditën e hënë.

Hetuesit po vazhdojnë të punojnë për identifikimin e të gjitha viktimave.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan drejt këtij aksidenti, edhe pse dyshohet se moti i keq dhe mjegulla e dendur, të jenë shkaktarët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco