VIDEO/ Legjendat nuk vdesin kurrë, klubi i Milanit nderon Kobe Bryant

VIDEO/ Legjendat nuk vdesin kurrë, klubi i Milanit nderon Kobe Bryant

21:17, 28/01/2020

Një nderim të veçantë për një kampion të vërtetë të sportit. Klubi i Milanit mbrëmjen e sotme përpara se të fillonte ndeshja me Torinon ka nderuar maksimalisht, Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna dhe 7 personat e tjerë që vdiqën në një aksident ajrorë përpara dy ditësh.

Në ekranin gjigant të stadiumit të “San Siros” u shfaq një video nga momentet e jetës së legjendës së NBA-së.

#sempreKobe ishte hashtagu që kishte shpërndar klubi i Milanit, e cila shoqërohej nga një përshkrim i fortë dhe i fuqishëm: Legjendat nuk vdesin kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco