Formacionet zyrtare: Milan - Torino

Formacionet zyrtare: Milan - Torino

19:57, 28/01/2020

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Torinos e vlefshme për Kupën e Italisë.

Kuqezinjtë po kalojnë një formë të mirë dhe një firore në ndeshjen e sotme do të ishte një detyrim.

Nga ana tjetër, torinezët janë duke vuajtur shumë në kampionat dhe një fitore në ndeshjen e sotme do t’i shërbente për ngritjen e moralit.

Kujtojmë që të dy ekipet do të luajnë me shirt të zi në krah në nder të basketbollistit amerikan, Kobe Bryant, i cili humbi jetën në një aksident ajror.

Bryant njihej si një tifoz i Milanit dhe klubi Italian ishte ajo që e propozoi idenë për të luajtur me shirit të zi në krah.

MILAN (4-4-2): Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Krunic, Bennacer, Bonaventura; Rebic, Piatek. ( Pioli).

TORINO (3-4-2-1): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Bremer; De Silvestri, Lukic, Rincon, Aina; Verdi, Berenguer; Belotti. (Mazzarri).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco