Blerja e Milanit, flet Arno: Ndoshta kjo është hera e 6 apo e 7...

Blerja e Milanit, flet Arno: Ndoshta kjo është hera e 6 apo e 7...

19:43, 28/01/2020

Bernard Arno, shefi ekzekutiv i kompanisë “Louis Vuitton” tashmë duket se është mërzitur me zërat që e shohin atë shumë pranë blerjes së Milanit. Në mediat italiane qarkullon herë pas herë lajmi për interesimin e kompanisë për të siguruar aksionet nga fondi “Elliot” por për të, as që është diskutuar një mundësi e tillë.

“Kjo temë është me të vërtetë një mister, pasi unë e admiroj me të vërtetë Milanin. Kjo është një skuadër e madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe disa prej gazetarëve vazhdojnë të më pyesin se çfarë po ndodh. Ndoshta kjo është hera e 6 apo e 7 në 6 vite që përgënjeshtroj interesimin rreth blerjes së këtij klubi të madh futbolli. Kjo që po them tani, me shumë mundësi nuk do të ndalë spekulimet e gazetave. A do të vazhdojë misteri? Unë nuk e di. Ndoshta është një mister italian, kush e di?”, tha duke qeshur ai para gazetarëve.

Miliarderi francez shihej si zgjidhje e problemeve të kuqezinjve, pasi mediat italiane spekuluan se ishte gati të shpenzonte shuma të mëdha për rimëkëmbjen e klubit dhe afrimin e yjeve. Por përgënjeshtrimet e tij të vazhdueshme e kanë kthyer temën e shitjes së aksioneve të klubit në një thashethem të zakonshëm mediash e jo më një hipotezë konkrete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco