Kobe dhe Vanessa kishin një marrëveshje që të mos udhëtonin kurrë në një helikopter

Kobe dhe Vanessa kishin një marrëveshje që të mos udhëtonin kurrë në një helikopter

19:24, 28/01/2020

Lajmi i vdekjes së Kobe Bryant trishtoi të gjithë ndjekësit e basketbollit në mbarë botën.

Legjenda e NBA dhe jo vetëm, gjeti vdekjen pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonte në afërsi të Los Anxhelos.

Së bashku me të në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna, dhe shtatë anëtarë tjerë të ekuipazhit.

Kobe i ka preferuar udhëtimet me mjetet e aviacionit, gjë të cilën edhe e ka pranuar, duke udhëtuar gjithmonë me helikopter.

Ai për këtë kishte dhënë disa arsye, por kishte një marrëveshje  me gruan e tij, që të dy nuk bën të udhëtonin së bashku me helikopter.

Sipas revistës ‘Peoplse’, ish basketbollisti dhe gruaja e tij Vanessa Laine, kishin rënë dakord që të shmangnin udhëtimet së bashku me këtë mjet transporti, në mënyrë që në rast aksidenti, vajzat e tyre të kishin pranë njërin nga prindërit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco