Fernandinho zgjat kontratën me Manchester Cityn

Fernandinho zgjat kontratën me Manchester Cityn

19:00, 28/01/2020

Fernandinho ka zgjatur kontratën me Manchester City-n edhe për 12 muaj të tjerë, teksa do ta mbajë atë në klub deri në fund të vitit 2021.

Mesfushori 34-vjeçar pritet të regjistrojë paraqitjen e 300-të për City-n të mërkurën në derbin kundër Manchester United në Carabao Cup.

Braziliani është pjesë e kampionit anglez që prej 6 vitesh e gjysmë.

Kontrata e tij aktuale pritet të përfundonte në fund të këtij sezoni, por trajneri Pep Guardiola shprehu dëshirën për ta mbajtur atë në klub, pas një sezoni tjetër fantastik që ai pati.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të treguar se sa mirënjohës u jam bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithëve këtu në City. Pa ta, kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur”, tha Fernandinho pasi nënshkroi kontratën e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco