Lebron James bën deklaratën e pare publike pas vdekjes së Kobe Bryant

Lebron James bën deklaratën e pare publike pas vdekjes së Kobe Bryant

17:43, 28/01/2020

LeBron James dhe Kobe Bryant ishin shokë të pandarë që në kohë të hershme.

Në fakt “The King” ndërsa luante basketboll në shkollën e mesme, ai ishte i inspiruar nga Kobe Bryant i cili në të njëjtën kohë ishte një superstar në NBA. Më pas miqësia e tyre vazhdoi për vite me radhë dhe ishin në kontakt të vazhdueshëm deri në orët e fundit të tragjedisë së madhe.

Ndërsa orët e fundit LeBron James ka thyer heshtjen. “Ylli” i NBA-së ka shkruar një mesazh prekës për mikun e tij Kobe Bryant, i cili humbi jetën tragjikisht pas rrëzimit të helikopterit të tij privat. “The King” nuk e imagjinonte dot se do të ndodhte diçka e tillë dhe Kobe do ndahej nga jeta kaq shpejt. Lidhja mes të dyve ka qenë e fortë dhe LeBron bën edhe një premtim të madh.

“Nuk jam gati, por po filloj. Jam i ulur duke u përpjekur të shkruaj diçka por çdo herë që filloj të shkruaj, lotët më rrjedhin vetëm kur mendoj për ty, mbesën Gigi dhe shoqërinë, lidhjen, vëllazërinë që patëm!”

“Zërin tënd e dëgjova po atë mëngjes të së dielës, kur po largohesha nga Filadelfia për në Los Angeles. Kurrë në një milionë vjet nuk e mendoja se ajo do të ishte biseda e fundit që do të kishim. Cfarë dreqin!! Zemra ime është e thyer dhe e shkatërruar vëllai im!! Të dua vëllai im i madh. Zemra ime shkon menjëherë te Vanessa dhe fëmijët. Të premtoj se do ta çoj më tej trashëgiminë tënde. Je shumë i rëndësishëm për ne, sidomos për botën e Lakers. Tani është përgjegjësia ime që të marr mbi shpinë këtë peshë dhe të vazhdoj përpara”.

“Të lutem, më jep forcë nga lart dhe kujdesu për mua. Ka shumë gjëra që do doja të të thosha, por nuk mundem tani. Deri në ditën që do të shihemi sërish vëlla”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco