‘Nike’ ndal shitjet e produkteve të Kobe Bryant, blerësve online do t’u kthehen paratë

‘Nike’ ndal shitjet e produkteve të Kobe Bryant, blerësve online do t’u kthehen paratë

17:15, 28/01/2020

Pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant në një përplasje me helikopter, kompania “Nike” ka tërhequr nga shitja në internet të gjitha produktet që mbajnë emri e tij.

Për shumë vite, Kobe bashkëpunoi me “Nike”, e cila prodhoi një numër të caktuar të atleteve me firmën e tij.

Atletet e Kobe janë një produkt i mrekullueshëm dhe janë ndër më të njohurat në botë.

Kompania “Nike” ka vendosur të pezullojë shitjet e këtyre atleteve për të parandaluar keqpërdorimet që mund të ndodhin, me dikë që mund të blejë numër të madh të tyre, për t’i shitur më vonë te tifozët e Bryant me një çmim shumë më të lartë.

“Nike” ka dalë me një komunikatë për mediat.

“Ai ka qenë njëri prej atletëve më të mirë të gjeneratës së vet dhe ndikimi që ai e ka pasur në botën e sporteve dhe në bashkësinë e basketbollit është i pashoq. Ai ishte anëtar i dashur i familjes ‘Nike’, prandaj do të na mungojë shumë. Përgjithmonë Mamba!”, thuhet në komunikatë.

Më pas, kjo kompani njoftoi për ndaljen e shitjes së produkteve të Bryant.

“Të gjitha produktet e Kobe janë tërhequr dhe të gjithë atyre që kanë porositur online u janë kthyer paratë. Ne nuk do të shesim asnjë produkt të Kobe deri në njoftimin e radhës”, përfundon komunikata e “Nike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco