Christian Eriksen thotë fjalët e para si lojtar i Interit: Mezi pres të...

Christian Eriksen thotë fjalët e para si lojtar i Interit: Mezi pres të...

16:48, 28/01/2020

Christian Eriksen u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i Interit, teksa është një përforcim shumë i rëndësishëm për Conten në repartin e mesfushës.

Menjëherë pas zyrtarizimit dhe prezantimit, danezi ka folur fjalët e para si zikaltër, ku është shfaqur shumë i lumtur për këtë aventurë që do të nisë.

“Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres të shikoj tifozët. Tashmë kam pasur mundësinë të ndjej ngrohtësinë e tyre. M’u bë një pritje fantastike. Ndihem shumë mirë këtu.

Statistikat me Tottenhamin? Sinqerisht unë nuk jam një person që kujdesem për numrat, por unë shikoj se çfarë thonë njerëzit për mua dhe kam kuptuar se bëra shumë mirë në Angli.

Tani ka ardhur koha të nis një sfidë të re, teksa jam shumë i lumtur që do të luaj në këtë kampionat dhe më një klub të shkëlqyer si Interi”, u shpreh Eriksen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco