Rikardo Rodrigez gati t’i bashkohet Gattusos te Napoli

Rikardo Rodrigez gati t’i bashkohet Gattusos te Napoli

16:23, 28/01/2020

Rikardo Rodrigez nuk do të jetë një lojtar i Milanit në pjesën e mbetur të sezonit, pasi pritet të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër.

Sipas asaj që shkruan zvicerania “Rsi.ch”, mbrojtësi është shumë afër kalimit te Napoli, ku shpreson të gjejë më shumë minuta në dispozicion.

Kalimi i tij te turqit e Fenerbahçes është zbehur dhe tashmë ai duket shumë afër Napolit, teksa thuhet se firma pritet të vijë në orët e ardhshme.

Rodrigez do të gjente tek ekipi i ri Gattuson, me të cilin ai punoi për dy sezone te Milani, ku ishte edhe një titullar i padiskutueshëm.

Pas ardhjes së Teo Hernandez në verë, zvicerani e ka humbur vendin e titullarit dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco