ZYRTARE: Dënohet rëndë Lautaro, humb derbin ndaj Milanit

ZYRTARE: Dënohet rëndë Lautaro, humb derbin ndaj Milanit

14:03, 28/01/2020

Gjykata sportive ka vendosur ta dënojë me dy ndeshje pezullim Lautaro Martinez dhe një gjobë me vlerë 15 mijë euro.

Dora e rëndë e gjykatësit ndaj Lautaro Martinez, i cili paguan shtrenjtë për shpërthimin që ndodhi kundër Cagliarit, ku u ndëshkua me karton të kuq.

Tashmë të gjitha të konfirmuara, argjentinasi nuk do të luajë kundër Udineses dhe do të humbë derbin kundër Milanit, një goditje e rëndë për skuadrën e Antonio Conte.

Dënim i njëjtë edhe për portierin e tretë Berni, fajtor që ka hyrë në fushë për të diskutuar me gjyqtarin Manganiello.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco