Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Barcelona mban një minutë heshtje në nder të Kobe Bryant

Barcelona mban një minutë heshtje në nder të Kobe Bryant

13:48, 28/01/2020

Basketbollisti legjendar, Kobe Bryant së bashku më vajzën e tij, Gianna, humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik me helikopter.

Kjo ka bërë që futbollistë, basketbollistë, aktorë, klube e shumë të tjerë janë solidarizuar me vdekjen e legjendës së NBA dhe vajzës së tij 13-vjeçare.

Ditën e sotme, klubi i Barcelonës stërvitjen e nisi me një minutë heshtje në nderim të Bryant dhe Giannas.

“Para seancës së stërvitjes së sotme, ekipi mbajti një minutë heshtje në kujtim të Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna”, thuhet në njoftimin e klubit katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco