Lukaku: Interin e kam pasur ëndërr, Conte më jep mundësi të luaj!

Lukaku: Interin e kam pasur ëndërr, Conte më jep mundësi të luaj!

13:25, 28/01/2020

Romelu Lukaku ka thënë se Interi ishte ëndrra e tij dhe ka zbuluar se si marrëdhënia me trajnerin Antonio Conte kishte filluar gjatë një përballje mes Belgjikës dhe Italisë.

Sulmuesi 26-vjeçar siguroi kalimin nga Manchester Unitedi në Interi verën e kaluar dhe që nga ajo kohë ka shënuar 14 gola në 21 ndeshjet e zhvilluara në Serie A.

“Gjithçka kishte nisur në një ndeshje miqësore mes Belgjikës dhe Italisë. Unë e pashë se ai luante me dy sulmues, Ederin dhe Grazian Pellen, dhe ata krijonin shumë mundësi”, tha Lukaku për marrëdhënien e tij me ish-trajnerin e Italisë.

“Unë e kuptova se me stilin e tij të lojës do të kisha shumë mundësi për të luajtur dhe se stili i tij i lojës do të më ndihmonte në aftësitë e mia fizike”.

“Pas asaj ndeshjeje, ne biseduam dhe ai më tha se do të shkonte në Chelsea, por unë s’pata mundësi ta ndjek aty. Kështu që i thash se kur të shkosh diku tjetër në të ardhmen, do ta ndiqja”.

Sulmuesi gjithashtu ka bërë të ditur se ai e kishte ndjekur Interin si fëmijë dhe gjithmonë e ka dëshiruar të vishte fanellën zikaltër.

“Ishte ndjenjë e mrekullueshme. Të luaj në Itali dhe për Interin ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua”, ka vijoi Lukaku.

“Finalja e parë që e kam parë si fëmijë ishte mes Interit dhe Lazios. Unë doja të luaja për Interin, që gjithmonë ka pasur sulmues të mrekullueshëm si Ronaldo, Christian Vieri dhe Adriano”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco