Gabigol lojtar i Flamengos, ja sa miliona përfiton Interi

Gabigol lojtar i Flamengos, ja sa miliona përfiton Interi

12:49, 28/01/2020

Interi dhe Flamengo kanë arritur marrëveshjen thuajse në çdo detaj për “Gabigolin”, duke kënaqur edhe vetë futbollistin, që kërkonte me çdo kusht qëndrimin te skuadra braziliane.

Zikaltrit do të përfitojnë 17 milionë euro si dhe 17% të vlerës së kartonit, nëse sulmuesi do të shitet në të ardhmen.

Gabigol ka këmbëngulur në qëndrimin te Flamengo, dhe pse do të përfitojë thuajse gjysmën e pagës prej 3.5 milionë eurosh në sezon që kishte me Interin (deri në vitin 2022).

Shifra që do të arkëtojë Interi nga shitja e Gabigolit thuajse do të plotësojë shumën që duhet për blerjen e Eriksenit nga Tottenhami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco