ZYRTARE/ Partizani transferon sulmuesin e talentuar, kontratë 5-vjeçare!

ZYRTARE/ Partizani transferon sulmuesin e talentuar, kontratë 5-vjeçare!

11:27, 28/01/2020

Partizani po mendon për të ardhmen.

Klubi i kuqë ka zyrtarizuar blerjen e talentin kavajas, Tedi Cara, me të cilin ka nënshkruan kontratë 5-vjeçare.

Cara ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Besës në Kategorinë e Parë, duke shënuar 8 gola, si dhe ka rënë në sy edhe gjatë grumbullimeve e Kombëtaren U-19 dhe U-20.

Kujtojmë që Partizani ndodhet në një krizë të vërtetë pasi në 6 ndeshjet e fundit ka pësuar 5 humbje në Kategorinë Superiore.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin e Besës për transferimin e Tedi Carës. Sulmuesi i talentuar kavajas i bashkohet kampionëve në fuqi pasi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me të kuqtë. Me ekipin e Besës këtë sezon 19 vjeçari, ka shënuar 8 gola. Performanca pozitive Cara ka dhuruar edhe me ekipet përfaqësuese U-19 dhe U-20 të Shqipërisë.
#MirsevjenTeKampionëtTedi  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco