Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Interi në ankth, sulmuesi kryesor rrezikon të humbë ‘derbin’ kundër Milanit

Interi në ankth, sulmuesi kryesor rrezikon të humbë ‘derbin’ kundër Milanit

11:15, 28/01/2020

Barazimi Inter-Cagliari mund t’i kushtojë shumë klubit të Interit.

Lautaro Martinez i dëbuar nga fusha me karton të kuq, pritet ta paguajë çmimin e përplasjes së ashpër verbale me gjyqtarin.

Vetëm në bazë të ndëshkimit teknik, ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës së Serie A, ndaj Udineses.

Por më e keqja mund të ndodhë pasi sulmuesi në fjalë rrezikon të pezullohet edhe për të paktën dy ndeshje të tjera.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Interi duhet të bëjë pa goleadorin e vet në tri ndeshjet e ardhshme në total.

Pra, përveç derbit të Milanos, Lautaro pritet të humbasë edhe përplasjen e rëndësishme në “Olimpico”, kundër Lazio, një rival i drejtpërdrejtë për titull me Juventusin, në dritën e rezultateve të jashtëzakonshme, të marra nga skuadra bardhekaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco