Tekst ‘Copy-Paste’/ Ronaldo dhe Luis Figo ngushëllim identik për vdekjen e Kobe Bryant

Tekst ‘Copy-Paste’/ Ronaldo dhe Luis Figo ngushëllim identik për vdekjen e Kobe Bryant

10:53, 28/01/2020

Cristiano Ronaldo dhe Luis Figo kanë shprehur ngushëllimin e tyre në mënyrë identike për ndarjen nga jeta të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Pas lajmit për rrëzimin e helikopterit që i mori jetën yllit të basketbollit, shumë sportistë të famshëm donin të bënin homazhe për legjendën e NBA-së me deklarata dashurie, shkruan "corrieredellosport", raporton SYRI.net.

Të dy futbollistët portugezë janë kritikuar ashpër në rrjetet sociale pasi teksti është marrë “Copy-Paste” duke treguar mungesë respekti për të ndjerin.

Së fundmi në media thuhet se Ronaldo dhe Luis Figo mbase kanë të njëjtin menaxher të rrjeteve sociale i cili nuk është treguar i kujdesshëm.

“Shumë i shqetësuar kur kam dëgjuar lajmin për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte legjendë e vërtetë dhe inspirim për të gjithë. I dërgoj ngushëllimet e mija për familjen dhe shoqërinë e tij dhe familjet e atyre që kanë humbur jetën në aksident. Pusho në paqe, legjendë”, Ronaldo shkroi i pari ngushëllimin në “Twitter”.

3 orë nga ky postim, vjen edhe mesazhi i Luis Figos në mënyrë identike:

“Shumë i shqetësuar kur kam dëgjuar lajmin për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte legjendë e vërtetë dhe inspirim për të gjithë. I dërgoj ngushëllimet e mija për familjen dhe shoqërinë e tij dhe familjet e atyre që kanë humbur jetën në aksident. Pusho në paqe, legjendë”, shkroi Figo në “Twitter”.

/ SYRI.net / O.M

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco