Dalldiset Japonia: I panjohuri fiton kampionatin e sumos ... dhe ia plas të qarit!

Dalldiset Japonia: I panjohuri fiton kampionatin e sumos ... dhe ia plas të qarit!

10:29, 28/01/2020

Mundësi Tokushoryo 188 kg e çau me rrëmbim rrugën për në zemrat e adhuruesve të tij, në një sport të fortë që nuk është mësuar të shfaqë emocionet. Adhuruesit e sumos në Japoni janë duke festuar, pasi një mundës i rangjeve të ulëta u përball me të gjithë dhe doli fitimtar në turneun e e parë të rëndësishëm të vitit.

Tokushoryu, një i panjohur deri në fitoren e tij në turneun e vitit të ri, e çau rrugën duke shtyrë dhe plandosur përdhe kundërshtarët “superiorë” në Tokio  dhe duke e përfunduar garën të dielën me 14 fitore të pakontestueshme dhe një vetëm një humbje, shkruan the Guardian.

Mundësi 188 kg “wrestler” e flaku përtej Takakeisho, një kampion ky, jashtë unazës së ringut, në ndeshjen e tij finale dhe menjëherë shpërtheu në lot para të gjithëve, ndërkohë që turma në stadiumin Ryogoky Kokugikan të Tokio brohoriti për të.

“Unë mund të kisha qarë edhe më shumë, por në atë moment u ndjeva i çliruar nga presioni”, tha fituesi Tokushoryu për fitoren e tij të pabesueshme në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kyodo.

“Si u ndjeva pasi fitova kampionatin?! Po unë isha luftëtar i rangjeve të ulëta, kështu që unë nuk kisha çfarë të humbja, nuk kisha frikë nga asgjë. Thjesht duhej të jepja gjithçka nga vetja ime”.

Fitorja e Tokushoryo dhe emocioni që ai tregoi tërhoqën një reagim pozitiv në rrjete sociale dhe disa adhurues të tij e vunë në dukje këtë anën e tij aq të lezetshme.

Njëri shkroi në Twitter:”Ai kishte aq shumë emocione. Një moment qeshte, pastaj një moment tjetër qante. Në të vërtetë ai flakërinte. Unë do të vazhdoj të bëj tifo e të brohoras për të.”/ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco