Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Federer mes spektaklit kualifikohet në gjysmëfinale të Australia Open

Federer mes spektaklit kualifikohet në gjysmëfinale të Australia Open

10:04, 28/01/2020

Roger Federer i ka mahnitur të gjithë në arenën e Rod Laver në turneun e Australia Open.

Tenisti zviceran fitoi në sete 2-3 (3-6; 6-2; 6-2; 6-7; 3-6) ndaj Sandgren, por përformanca e tij tregoi edhe njëherë pse ai konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave.

Amerikani Sandgren e kishte shansin shtatë herë ta fitonte ndeshjen, por Federer tregoi klasin e tij duke shpëtuar po aq herë dhe në fund duke dalë fitues nga Melbourne.

Numri tre në botë gjithashtu pati probleme mjekësore dhe mori disa herë pushim, gjë që nuk e pengoi ta kryente misionin e tij të kualifikimit.

Në gjysmëfinale, 38-vjeçari pret fituesin e duelit, Raonic – Djokovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco