‘Ballistët’ e Tetovës do përkrahin Kosovën në sfidën me Maqedoninë e Veriut

‘Ballistët’ e Tetovës do përkrahin Kosovën në sfidën me Maqedoninë e Veriut

23:16, 27/01/2020

Kanë mbetur edhe dy muaj për takimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Gjysmëfinalja e Ligës D të Kombeve do të zhvillohet në Shkup, në “Filip Arena” dhe fitorja në këtë ndeshje do të thotë kalim në finale ku çifti do të përballet me çiftin Gjeorgji-Bjellorusi.

Për këtë takim, tifo-grupi “Dardanët” ka marrë një mbështetje të madhe sonte.

Edhe pse janë nga Maqedonia, tifo-grupi më i zjarrtë në këtë shtet, “Ballistët” nga Tetova, kanë vendosur që të jenë në krah të Kosovës në këtë ndeshje.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e “Dardanëve” në Facebook.

“Tifo-grupi nga Tetova, ‘Ballistët’, i bashkohen ‘Dardanëve’ për ndeshjen gjysmëfinale kundër maqedonëve. Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit, të enjten e 26 marsit. Kosova në EURO2020!”, shkruan në këtë njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco