Presidenti i NBA-së merr vendimin për Kobe Brayant

Presidenti i NBA-së merr vendimin për Kobe Brayant

22:37, 27/01/2020

Legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Brayant, do të përfshihet në “Muzeun e historisë së NBA”-së.

Presidenti i kampionatit amerikan të basketbollit (NBA), Jerry Colangelo, deklaroi pas vdekjes së legjendës së basketbollit se Brayant e meriton të futet në “Muzeun e ikonave të basketbollit amerikan”.

“Kobe do të nderohet ashtu siç e meriton. Ai do të futet që në raundin e parë. Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time. Ai do të nderohet, do të futet në ‘Muzeun e më të mirëve të basketbollit ‘”, shpalli qëndrimin e tij Colangelo.

Brayant humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme kur helikopteri që ai udhëtonte bashkë me 8 persona të tjerë humbi kontrollin dhe u përplas me tokën duke u marrë jetën të gjithë pjesëtarëve në bord.

Fatkeqësisht, edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna vdiq në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco