Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Zinedine Zidane e sheh të ardhmen te Juventusi

Zinedine Zidane e sheh të ardhmen te Juventusi

21:43, 27/01/2020

Zinedine Zidane ka rikthyer entuziazmin te Real Madridi, me këta të fundit që kanë marrë kryesimin e kampionatit spanjoll.

Tifozëve iu është kthyer besimi dhe tashmë shpresojnë se do të rikthehen përsëri në nivelet e larta, aty ku ishin deri para 2 vitesh.

Zidane u kthye në verën e vitit të kaluar te madrilenët, pas periudhës së vështirë që këta të fundit kaluan, por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë.

Sipas asaj që shkruan “Sçerlink.fr”, tekniku francez nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Perez, madje disa herë ka pasur edhe konflikte mes tyre.

Madje thuhet se pasi ishte lodhur nga marrëdhënia jo shumë e mirë me Perez, Zidane i kishte thënë disa të afërmeve që do të kalojë te Juventusi në një të ardhme jo shumë të largët.

Megjithatë marrëdhëniet mes tyre tashmë janë përmirësuar, por hipoteza e Juventusit vazhdon të qëndrojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco