Emre Can te Borussia e Dortmundit për 25 milion euro

Emre Can te Borussia e Dortmundit për 25 milion euro

20:19, 27/01/2020

Emre Can tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Borussias së Dortmundit.

Juventusi dhe klubi verdhezi kanë arritur akordin për transferimin e mesfushorit turko-gjerman në “Signal Iduna Park”.

Dortmundi ka vendosur të derdhë në arkat e Juventusit shumën e 25 milionë eurove, plus bonuset për kartonin e Emre Can.

Lojtari ka bërë valixhet gati dhe shumë shpejt do të zbarkojë në Gjermani.

Për Emre Can bëhet fjalë për një rikthim në Bundesliga pas eksperiencave me Bayer Munchen dhe Bayer Leverkusen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco