Racizmi dhe dhuna në Spanjë, priten dënimet e klubeve të La Ligës

Racizmi dhe dhuna në Spanjë, priten dënimet e klubeve të La Ligës

19:55, 27/01/2020

Liga e Futbollit në Spanjë po planifikon mbylljen e disa sektorëve të stadiumit të Espanjolit.

Klubi katalanas pritet të penalizohet për shkak të fyerjeve raciste ndaj lojtarit të Atletik Bilbaos, Inaki Uilliams, në sfidën midis katalanasve dhe baskëve.

Ultrasit e Espanjolit imitonin të bërtiturat e majmunit kur Uilliams po zëvendësohej.

I acaruar nga fyerjet e tifozëve të Espanjolit, ai u kthye dhe i shau.

Jashtë vëmendjes nuk do të mbetet as përplasjet e dhunshme në rrugë midis ultrasve të Valencias dhe Barcelonës, të cilët shkaktuan trazira në rrugët e Valencias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco