‘Donim ta sillnim Kobe Brayant në Shqipëri, do luante me fëmijët’

‘Donim ta sillnim Kobe Brayant në Shqipëri, do luante me fëmijët’

18:57, 27/01/2020

Largimi nga kjo jetë e Kobe Brayant ka pezmatuar gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.

Legjenda bashkë më vajzën e tij dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën pas një aksidenti me helikopter, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Në lidhje vdekjen tragjike të yllit amerikan ka folur edhe një nga ish-basketbollistët më të shquar të vendit tonë, 17 herë kampion me Partizanin, Gazmend Çaçi.

Image

Ish-lojtari i të kuqve nuk i kursen superlativat për Brayant dhe zbulon se ka një vit që ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në bisedime për të sjellë në Shqipëri legjendën e “La Lakers”.

Kobe Brayant është një nga tre basketbollistët më të mirë që ka nxjerrë Amerika në realizimin e pikëve. Njëkohësisht Brayant ka qenë super njeri. Një fatkeqësi e madhe që mori edhe vajzën e tij 13-vjeçare, të cilën po e përgatiste për ta bërë një basketbolliste të madhe. Është e vërtetë se kemi dashur ta sjellim këtu. Kemi mbi një vit që mendojmë sesi mund ta thërrisnim të madhin Brayant në Shqipëri sepse ai kishte një formulë të veten, ku udhëtonte në gjithë botën për të promovuar basketbollin. Ne menduam ta sjellim në atë në Shqipëri dhe prej një viti kemi pasur bisedime më stafin e tij. Pretendonim të mbushnim një nga pallatet e sportit në Tiranë, ku Brayant do luante me fëmijët”, u shpreh Çaçi për Rtsh Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco