Ajax përfiton 2 milion euro nga shitja e Eriksen tek Interi

Ajax përfiton 2 milion euro nga shitja e Eriksen tek Interi

18:38, 27/01/2020

Tottenhami do ta shesë Christian Eriksen tek Interi për 20 milionë euro, ndërsa Ajaxi do të marrë 2 milionë nga kjo shumë.

Mesfushori danez pritet t’i bashkohet sot Interit, me të cilin do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

Ndërkaq, kontrata e tij aktuale me Tottenhamin do të skadonte në fund të këtij sezoni.

Raportohet se nënkampioni i Evropës do ta shesë përfaqësuesin danez për 20 milionë euro, ndërsa Ajaxi do t’i marrë 10 për qind nga kjo shumë, pra 2 milion euro.

Eriksen shihet si përforcim i madh i Interit, i cili është në garë për të fituar titullin kampion në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco