Gattuso do rinovimin e kontratës së Hysajt, i mbetet Napolit të vendosë

Gattuso do rinovimin e kontratës së Hysajt, i mbetet Napolit të vendosë

18:16, 27/01/2020

Elseid Hysaj me ardhjen e Gattusos ka nisur të luajë dhe të arrijë nivelin e tij të zakonshëm.

Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi i Kombëtares sonë dhuroi një ndeshje mjaft të mirë, edhe pse përballë kishte një nga kundërshtarët më të frikshëm të botës, Cristiano Ronaldon.

Sakaq, e ardhmja e tij te Napoli është akoma në dyshim, me agjentin e shkodranit, që vazhdon të dërgojë sinjale te drejtuesit se Hysaj dëshiron të qëndrojë në “Sao Paolo” dhe sinjalizom klubin të ndërmarrë hapa konkretë.

Në një intervistë për mediet italiane, Mario Giufredi deklaron se Gattuso ka dhënë dakordësinë e tij për rinovimin me Hysajn.

Ai konfirmon se kanë nisur bisedimet e para për zgjatjen e kontratës, por deklaron se nëse nuk zgjidhet gjithçka përpara fundit të muajit shkurt, Hysaj do të shitet në verë.

“Hysaj me Gattuson ka rifituar besimin dhe është rikthyer të shprehë nivelin e tij normal. Ai e demonstroi këtë edhe ditën e djeshme ndaj ish-trajnerit të tij, Maurizio Sarri. Gattuso është shprehur pozitivisht rreth rinovimit të kontratës dhe ne po flasim rreth kësaj çështje. Nëse marrëveshja arrihet deri në fund të muajit shkurt, ai do qëndrojë. Në rast të kundërt Hysaj do të shitet në qershor”, u shpreh Giufredi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco