Milani arrin akordin me Sevillan për huazimin e Susos

Milani arrin akordin me Sevillan për huazimin e Susos

17:17, 27/01/2020

Aventurës së spanjollit Suso te Milani mesa duket i ka ardhur fundi. Sipas lajmeve që raportojnë mediat italiane, 26-vjeçari është vetëm një hap larg rikthimit në La Liga.

Pas 5 viteve te kuqezinjtë ku militon që nga 2015-ta, Suso ka arritur akordin për t’u transferuar te Sevilla në Spanjë.

Dy klubet kanë arritur akordin për një huazim 18-mujor, me Sevillan që do të ketë edhe të drejtën e blerjes për 25 milionë euro, por Milani kërkon që kjo e drejtë të kthehet në detyrim pas 18 muajsh nëse Suso arrin të luajë në një numër të caktuar ndeshjesh me skuadrën andaluziane gjatë kësaj periudhe.

Me Sevillan, 26-vjeçari spanjoll pritet të nënshkruajë një kontratë për 4 vite e gjysmë.

Me Milanin gjatë këtyre viteve Suso ka luajtur në total 153 ndeshje, në të cilat numëron edhe 24 gola dhe 31 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco