U shua Kobe Bryant me vajzën 13-vjeçare, ja kush ishin 9 viktimat e rrëzimit të helikopterit

U shua Kobe Bryant me vajzën 13-vjeçare, ja kush ishin 9 viktimat e rrëzimit të helikopterit

11:45, 27/01/2020

Autoritete në SHBA konfirmojnë 9 viktimat gjatë aksidentit tragjik ku humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.

Por në helikopterin që u rrëzua ndodheshin edhe 7 persona të tjerë përfshirë bashkëmoshatarët adoleshentë të Gianna-s, prindërit, trajnerët dhe një pilot, asnjë i mbijetuar.

John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange Coast College, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa; trajneri i basketbollit Christina Mauser; Sarah Chester dhe vajza e saj Payton; dhe piloti Ara Zobayan.

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna ishin pjesë e helikopterit pasi raportohet se kanë qenë duke udhëtuar në praktikën e basketbollit të dielën në mëngjes në Akry Bryant's Mamba.

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar 9 fotografitë e personave që humbën jetën në këtë aksident tragjik në periferinë e Los Anxheles, shkruan SYRI.net.

Helikopteri personal i Bryant ishte duke fluturuar me rreth 300 km/h në një kodër me lartësi 500 metra dhe mjekët bëjnë me dije se do të duhen të paktën dy ditë për të rikuperuar trupat e pajetë. / SYRI.net /

Aksidenti tragjik, identifikohen 9 viktimat:

Kobe Bryant

Gianna Bryant

John Altobelli

Keri Altobelli

Alyssa Altobelli

Christina Mauser

Payton Chester

Sarah Chester

Piloti, Ara Zobayan

 

Kobe Bryant dhe vajza GiannaImage

 

John Altobelli, trajneri i bejsbollit në Orange Coast College dhe gruaja e tij Keri vdiqën në përplasjen e helikopterit së bashku me shtatë të tjerët, përfshirë vajzën e tyre Alyssa.
Image
 

Vajza Alyssa Altobellis, e cila luajti në të njëjtin ekip basketbolli si Gianna Bryant në Akademinë MambaImage

 

Christina Mauser, e cila gjithashtu punoi në Mamba Academy, ishte një trajnere basketbolli vajzash në shkollën fillore private Harbour Day në Newport Beach. Gianna ishte një nxënëse në këtë shkollë.

Burri i saj, Matt Mauser (foto me gruan e tij) tha: 'Fëmijët e mi dhe unë jemi shkatërruar. Ne humbëm gruan dhe nënën tonë të bukur sot në një aksident me helikopter.

Image

 

Sarah Chester, dhe vajza e saj Payton.Image

 

Mbeti i vdekur piloti Ara Zobayan. Shkaku i përplasjes është nën hetim, por kulla e kontrollit në Aeroportin Burbank u kontaktua nga piloti pak para orës 10 të mëngjesit lokal. Dyshohet të jetë megulla e dendur shkaktar kryesor i aksidentit.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco