'Pa fjalë!...' Ky është mesazhi i Messit pas tragjedisë së Kobe Bryant

'Pa fjalë!...' Ky është mesazhi i Messit pas tragjedisë së Kobe Bryant

11:15, 27/01/2020

Nuk kishte si të mungonte reagimi i Lionel Messit pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Në një reagim në rrjetin social “Instagram”, Lionel Messi i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-basketbollistit.

“Nuk kam fjalë ... E gjithë dashuria ime për familjen dhe miqtë e Kobe. Ishte kënaqësi të takoheshim dhe të ndanim momente të mira së bashku. Është larguar një gjeni i rrallë”, shkroi Messi.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në periferinë e Los Anxheles.

Kujtojmë që Bryant kaloi 20 vjet me skuadrën e tij La Lakers dhe ishte një ndër ikonat e basketbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco