FOTO/ Merr fund dilema, blerja e bujshme e Interit mbërrin për testet mjekësore

FOTO/ Merr fund dilema, blerja e bujshme e Interit mbërrin për testet mjekësore

11:01, 27/01/2020

Christian Eriksen ka mbërritur në Milano me një avion privat.

Mesfushori danez ditën e sotme do të kryejë testet mjekësore me klubin e ri, ndërsa më pas do të nënshkruajë kontratën me klubin zikaltër, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Ai u përshëndet në aeroport nga menaxheri i ekipit të Interit Mattia Tagliacarne dhe një turmë gazetash.

Një marrëveshje u arrit më në fund javën e kaluar për 20 milionë euro, plus pagesën e solidaritetit për klubet ku u rrit lojtari (rreth 1 milion €) dhe të ardhurat nga një ndeshje miqësore midis Interit dhe Spurs.

Eriksen është përforcimi i tretë për Interin nga Premier League gjatë merkatos së janarit pas Ashley Young nga Manchester United dhe Victor Moisiut nga Chelsea. / SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco