Aksidenti i Kobe Bryant/ Dybala: Sporti po vajton për vdekjen e një legjende!

Aksidenti i Kobe Bryant/ Dybala: Sporti po vajton për vdekjen e një legjende!

10:55, 27/01/2020

Paulo Dybala i ka shprehur ngushëllimet familjarëve pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant.

Në një mesazh në rrjetet sociale, futbollisti argjentinas e vlerëson Bryant si një legjendë ikonë në basketboll.

“Sporti po vajton për vdekjen e një legjende ikonike. #Kobe ishte një frymëzim për të gjithë. Një mendim për familjen e tij dhe të gjithë viktimat e aksidentit.”, shkroi Dybala në rrjetin social “Instagram”.

Një aksident fatal me helikopterin e tij privat, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish-basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ai ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, dhe vajzën e tij, Giannan, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 9 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco