Rrëzimi i helikopterit/ Reagon, Zidane: Jemi shumë keq, është lajm i tmerrshëm!

Rrëzimi i helikopterit/ Reagon, Zidane: Jemi shumë keq, është lajm i tmerrshëm!

09:48, 27/01/2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka reaguar menjëherë pasi mori lajmin e hidhur për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

“Është lajm i tmerrshëm që prek gjithë botën, të gjithë neve. Jemi shumë keq”, u shpreh Zizu.

Një aksident fatal me helikopterin e tij privat, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish-basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.

Ai ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, dhe vajzën e tij, Giannan, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 9 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Real madrid mori 3 pikë të arta pasi mposhti 1-0 në transfertë Real Valladolidin.

Momenti tronditës i rrëzimit të helikopterit, ku ndodhej Kobe Bryant: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco