VIDEO/ LeBron James shpërthen në lot, ja reagimi i shokut të Kobe Bryant

VIDEO/ LeBron James shpërthen në lot, ja reagimi i shokut të Kobe Bryant

09:19, 27/01/2020

Aksidenti tragjik i Kobe Bryant ka shokuar botën e sportit.

Legjenda e basketbollit u nda nga jeta pas aksidentit të tmerrshëm me helikopter ku në bord së bashku me vajzën e tij ishin edhe 7 persona të tjerë.

Së fundmi tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar pamjet video ku “ylli” i basketbollit LeBron James qan në aeroportin e Los Angeles për ndarjen nga jeta të ish-shokut të skuadrës në LA Lakers, shkruan SYRI.net.

LeBron James mori lajmin e tmerrshëm kur po kthehej nga Filadelfia, ndërsa në një moment nuk i beson syve dhe përqafon duke u ngushëlluar tek disa njerëz të afërm.

Ende nuk janë zbuluar arsyet e vërteta të aksidentit por ekspertët bëjnë me dije që mjegulla mund të ketë qenë një faktor për këtë aksident në periferinë e Los Anxheles.

Bryant dhe James ishin dy miq të cilët garonin me njëri-tjetrin për vite më radhë se kush do të dilte basketbollisti i sezonit. LeBron James si opër koincidencë ditën e dielë kalon Bryant në listën e pikëve në të gjithë historinë e NBA.

Momenti tronditës i rrëzimit të helikopterit, ku ndodhej Kobe Bryant: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco