VIDEO prekëse/ Kobe dontë të shihte të bijën duke luajtur basketboll

VIDEO prekëse/ Kobe dontë të shihte të bijën duke luajtur basketboll

09:03, 27/01/2020

Bota mbarë po mban zi për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant. 41-vjeçari humbi jetën në një aksident ajror. Në bordin e helikopterit ishte edhe një nga katër vajzat e tij, Gianna.

13-vjeçarja dhe babai ishin rrugës për në akademinë e Bryant, ‘Black Mamba’.

Burimet thonë se vajza e Bryant pritej të luante një lojë basketbolli në këtë akademi. Ndeshja ishte planifikuar për në mesditë. Kobe do ishte trajneri.

Mediat kanë publikuar një video të xhiruar së fundmi, ku Gianna tregon aftësitë e saj në basketboll.

Nga rrëzimi i helikopterit humbën jetën nëntë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco